Leao humbet toruan në miqësore; i vë duart në grykë dhe gjuan kundërshtarin, ndëshkohet me karton të kuq 06/06 21:37
Lille, kampionia në fuqi e Francës, nuk ia del të kualifikohet në fazën e 1/8-ave të Kupës së Francës.
Skuadra e drejtuar nga Gourvennec, shpërdoroi një epërsi prej dy golash të krijuar ndaj Lensit në pjesën e parë falë dygolëshit të Onanas, duke e mbyllur kohën e rregullt 2-2, ndërsa në ruletën e penalltive gaboi në dy raste nga pesë e penalltitë e gjuajtura.
Heroi i skuadrës së Lensit, që në raundit tjetër do të përballet me Monacon, rezultoi Fofana, që shënoi dy herë gjatë pjesës së dytë, duke barazuar rezultatin, si dhe u tregua i saktë në serinë pestë të penalltive, duke i dhënë kualifikimin skuadrës së tij.
Top Channel