Fitorja e Ronela Hajatit, reagon Aurela Gaçe: Edhe për Rona Nishliun çfarë nuk thatë, ndaj mos shpërndani negativitet

04/01/2022 12:52

Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërië në Eurovision pasi mori fitoren në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës. “Sekreti” titullohet kënga e saj, por fitorja u shoqërua me polemika.

Disa mendonin se juria nuk bëri zgjedhjen e duhur përballë Alban Ramosaj, ndërsa të tjerë komentuan tekstin e këngës duke thënë se nuk është i denjë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Nuk kanë munguar edhe mbështetjet për Ronela Hajatin. Një ndër to është Aurela Gace, e cila risolli në vëmendje fitoren e Rona Nishliut dhe pjesëmarrjen e saj në Eurovision në vitin 2012, ku arriti të renditej në vendin e pestë mes shumë vendeve.

Postimi i plotë

Festivalet…konkurrimet… gjithmonë sjellin edhe gjykimet.

Lind gjithmone pyetja, e meriton apo jo? Nuk ka rëndësi se kush fiton, është gjithmone fituesi i rradhës….

Gjithmonë ka një pse, pse ky ose ajo?

ÇFAREDO TE BËHET, GJITHMONË KA DICKA TË THUHET.
PËR MIRË A KEQ.

MBAJ MËND KUR FITOI RONA NISHLIU, JUUUUU ,ÇFARE NUK THATË .
DUKE FILLUAR NGA 1 -PSE ME TË QARA DO IKIM NE ATJE?
2 – PSE ME ULERIMA, CFARE ESHTE KJO KENGE VAJI, ETJ ETJ ETJ,QË JU I DINI VETË Se u turrët më heretikë se vetë fetarët më të mëdhenj.

KUR AJO VAJZA QË SHIHTE PUNËN E VETE, E FOLI VETËM ME PUNË ,KUR KËNGA E ,PERFORMANCA E SAJ , ,PËR ÇUDINE TUAJ, BËRI QË SHQIPËRIA TË RENDITEJ E 5 NË EUROVIZION, JU PAPRITUR U BËTË KRENARË.
NDERKOHE AJO KENGE AKOMA MERRET NGA TE HUAJT SI SFIDE PËR T’U KËNDUAR. EDHE KËTË E DINI MIRË.

E NJEJTA NDODH ME FUTBOLLISTËT, NJË HERË I SHANI ,NJË HERË I NGRINI NË PIEDESTAL, TË NJËJTET I QUANI TRADHTARË ,NJË HERË KRENARI E KOMBIT. PËR TË NJEJTËT INDIVIDË.

Tani, meqë jam njeri i lirë, ta them edhe unë nje gjë të vockël .

Unë jam shumë e ftohtë në gjykim.
Konkurrimet kanë qenë pjesë e jetës sime, janë të vështira për nga ana emocionale, janë ngarkesë për ata që punojnë, madje edhe për familjet e tyre që marrin emocionet e fëmijeve të tyre. Secili prind sigurisht deshiron që femija i vetë te fitojë.

E ndoqa festivalin, sidomos natën e dytë, isha në salle si spektatore.

Nuk po futem fare té gjykoj. Secili ka shijet e veta e aty s’guxoj fare te hyj.

Tani, a ka gjithmonë një këngë më të arrirë se një tjetër? Sigurisht, gjithmonë ka mirë e më mirë.

Por, në momentin që dikush shpallet fitues, pse të mos japim kurajo? Që ai-ajo, kushdo qoftë, të marre kurajo të punojë edhe më fort? A ka të pagabueshëm? Le të ngrejë dorën ndonjë që bën çdo gjë perfekt. Do të doja ta njihja.
Akoma se kam takuar.

Fundja fundit, dikush do të fitojë.

Mos të bëhemi të këqinjtë e vetes tonë duke shpërndarë negativitet.
Le të themi një herë te vetme, janë disa të rinj që punojnë. Do gabojnë, do rrezohen, por do mësojnë.

Le të mësojmë të rrahim krahët e dikujt që punon. Kushdo qoftë ai-ajo !

Kaq kisha për këtë temë.

Top Channel