27/12 22:33
Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti është infektuar me variantin e fundit të COVID-19, Omicron.
Këngëtarja ndodhet e izoluar në Amerikë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
“Mirëmbrëma të gjitha, fatkeqësisht për shkak të Omicron nuk mund të jem aty sonte. Do doja të përshendesja të gjithë dhe të uroj shqiptarët gëzuar Vitin e Ri dhe shiheni javës tjetër”, është shprehur Bleona në mesazhin e saj.
Kujtojmë që Bleona prej vitesh jeton në Amerikë, ndërsa është kohëve të fundit është rikthyer në Shqipëri për shkak të angazhimeve të saj.
Top Channel