“A do kemi përputhje për ty, Bora Zemanin dhe Arjan Konomin?” Olsa Muhameti i përgjigjet pyetjes

04/01/2022 09:11

Autorja e programit “Për’puthen” ka folur në emisionin Open për vitin 2021 dhe për pritshmëritë që sjell viti i ri.

Një ndër pyetjet që iu drejtuan dhe është komentuar shumë ka të bëjë me statusin e saj, të moderatores Bora Zemani dhe opinionistit Arjan Konomi. Të tre janë komentuar shumë se janë beqarë.

Erjona: Ka një kuriozitet të madh, keni përputhur dynjanë! Jeni të tre beqarë?! A do të kemi përputhje për ju të 3 këtë 2022?

Olsa: Kam përshtypjen Erjona se ky është mallkimi mund ta quaj, i të gjithë atyre që bëjnë “Për’puthen”. Nuk përputhen vetë derisa të përputhin gjithë dynjanë.

Eni Vasili: Epo derisa të rrini gjithë ditën te “Për’puthen” s’keni për tu përputhur.

Olsa më pas foli për momentet pikante të 2021-shit që sipas saj ishin dalja çift e Alvisës dhe Bashkimit dhe rikthimi i çiftit Andi dhe Melisa që erdhën për herë të parë si çift në “Për’puthen”.

Përsa i përket 2022 Olsa foli për ndryshime:

“U vunë re ndryshime që në fund të 2021. Kemi rikthimin e ish-përputhasve, i cili u prit po themi edhe me ovacione po edhe me pikëpyetje se pse duhet të riktheheshin. Jam kurioze të shoh se si do të funksionojnë Ana dhe Mevlani si konkurrent me të drejta të plota e se si do të shkojnë takimet. Mqs zonjat janë ato që e duan shumë “Për’puthen” shpresoj që me Mevlanin do kemi situata të reja dhe dashuri më shumë”,– tha Olsa.

Ndërsa për “Për’puthen +40” Olsa tha se shpreson ta rikthejë në vitin 2022.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel