Barcelona e filloi vitin 2022 me fitoren 0-1 në Mallorca. Luuk De Jong realizoi golin e fitores në fundin e pjesës së parë, duke i dhuruar ekipit katalanas rezultatin e katërt radhazi pozitiv në kampionat.

Xavi u shpreh i lumtur pas ndeshjes, duke e cilësuar të artë fitoren në ishull, sukses që ka ngjitur Barcelonën në vend të pestë, një pikë larg zonës Champions League.

“Tre pikë të arta për rrethanat në të cilat ndodhemi. Ishte një fitore grupi, po rritemi dhe jemi e dyta skuadër që ka fituar në këtë fushë. Vuajtëm në pjesën e dytë. Ata kishin lojtarë ekspertë në pankinë, ndërsa ne kishim shumë lojtarë të rinj. Ter Stegen na shpëtoi në finale, por ishte një fitore historike duke llogaritur që kishim 17 mungesa.

De Jong? Ai është shembull për të gjithë në dhomat e zhveshjes: për mënyrën si punon, si stërvitet dhe si sakrifikon për Barcelonën“, deklaroi Xavi.

Top Channel