Fshati ‘fantazëm’ rumun i përmbytur nga ujërat toksike, vetëm me majat e çative në dukje nga helmi (fotogaleri)

03/01/2022 16:41

Në këto foto të dhimbshme tregohet një fshat ‘fantazëm’ në Rumani i përmbytur nga ujërat toksike te nje impjanti minerar, vetem me ndonjë majë të lartë çatie ende të dukshme, rreth katër dekada pasi banorët e tij u evakuan me force.

Gjithçka mbetet nga komuniteti i Geamana prane malit Apuseni në perëndim të Rumanisë është maja e një kishe që del mbi liqenin toksik, i solidifikuar me kalimin e kohes, disa shtëpi të shkatërruara dhe pajisje të braktisura bujqësie.

Pamjet e rralla me dron nga Geamana tregojnë për tragjedinë e fshatarëve që u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre në vitin 1978 për t’i lënë vend rrjedhës helmuese të ujerave te përpunimit nga miniera e bakrit aty pranë.

Pamjet vijnë në një kohë rritje të ndërgjegjësimit për pasojat e aktivitetit njerëzor në mjedis, siç shihet dhe në fshatin dikur piktoresk, që banohej më parë nga rreth 400 familje.

Liqeni toksik rritet në nivel rreth 1 metër çdo vit, çka do të thotë se edhe spiralja e kishës së bashku me ndërtesat e tjera, shpejt do të jenë të padukshme.

Banorët ishin të zemëruar me autoritetet që kishin premtuar zhvendosjen të paktën të varrezave që ndodhen rreth kishes.

Por me vijimin e aktivitetit minerar, liqeni i mbetjeve të kontaminuara rritej dita ditës, duke mbuluar shpejt tokat rreth kishës dhe varrezat e banorëve të fshatit.

Liqeni i acidit përmban cianid, i cili përdoret në procesin e nxjerrjes, që është një lëndë tejet toksike me impakt të rëndë mjedisor, si dhe helmuese për kafshët e lumenjtë.

Duke folur në vitin 2019, fotografi dhe aktivisti rumun Cristian Lipovan, 36 vjeç, i cili viziton shpesh liqenin dhe dëshmon fundosjen e tij të mëtejshme çdo vit, tregonte për eksperiencën e dokumentimit të procesit të ngadaltë shkatërrimtar.

“Geamana është një fshat i zhdukur, një fshat fantazmë i gëlltitur nga helmi shumëngjyrësh”, tha Lipovan. “Lengu që rrethon kodrat është në ngjyrë të kuqe, dhe tregon se çdo gjë është helmuar, uji, bari, pemët, frutat perimet, kafshët e më në fund njeriu.”

Lipovan tregon më tej: “Liqeni rritet vazhdimsiht dhe disa njerëz kanë qëndruar duke jetuar në afërsi të fshatit, ata jetojnë me rrezikun e helmimit çdo ditë”.

“Atmosfera këtu është e vrazhdë dhe psikodelike, ngjyra të panatyrshme, njerëz fatkeqë që jetojnë këtu ngrënë, pirë e marrë frymë helmin”.

“Historia e trishtë këtu nisi në 1977, kur diktatori komunist zhvendosi popullatën duke vënë në dispozicion tokat për hapjen e minierës së bakrit Rosia Poieni,” tregonte Lipovan në 2019.

“Është miniera më e madhe e bakrit në Rumani dhe asokohe më e madhja në Evropë. Tani ajo po krijon një bombë ekologjike në malet Apuseni”.

FOTO GALERI
13/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA