Frrok Çupi në Top Talk: Arrestimi i Berishës çështje kohe. Këtë e di dhe pret dhe vetë ai

03/01/2022 17:26

Frrok Çupi ishte sot në Top Talk për të komentuar zhvillimet politike që prite këtë vit e sidomos çështja e situatës në PD.

Por si fillim, Çupi sqaroi edhe njëherë deklaratën e tij për arrestimin e ish-kryeministrit Berisha, duke thënë se i qëndron deklaratës dhe se kjo gjë është thjesht çështje kohe.

Denis Dyrnjaja: Pse nuk ndodhi arrestimi?

Çupi: Për fat profesioni kaq vite më ka bërë të mos them deklarata të pavërteta, dhe kjo për arrestimin e Berishës i reziston kohës. DASH kishte dorëzuar dosjen në SPAK, po ju citoj “French capital podcast” dhe i tha në intervistën me Berishën që është dhënë një urdhër arrestimi dhe ju prapë jeni i lirë, e di i tha ai, nuk ishte i habitur. Shumë shpejt ne për fat të mirë do të kemi një pastrim të atmosferes nga krimi.

Denis Dyrnjaja: A e shihni të kompleksuar SPAK? Tani për Berishën nuk ka detaje, njoftime, a është drejtësia e friguar nga politika?

Çupi: Kjo që po ndodh është ajo që shqiptarët e kanë parë që drejtësia është e korruptuar , dhe e lidhur me krimin. Fakti që SHBA dhe BE dhe me një pjesë të politikës sonë nisën reformën me drejtësi, dhe sot e kësaj dite ende SPAK tentojnë ti largohen veprave vërtet të kërkueshme dëshmon se frika ishte në palcë. SPAK po sheh rreth vetes gjyqtarë dhe prokurorë që po përfitojnë nga padrejtësia, po ndjen kërcënimet nga pjesa e korruptuar e udhëhequr nga Berisha. E gjithë ai tufani që shfryhët mbi partitë, që do të marr zyrat etj etj , e tëra ka efekt te drejtësia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA