Fustanella 500 fletëshe e Jugut, veshja e grave të Lunxhërisë, jelekët apo kalcat e qëndisura në ar, motivet gati të humbura të dekorit të veshjeve popullore po risillen në jetë në Gjirokastër nga stilistja Lizeta Hatika.
Puna për të rikrijuar disa prej veshjeve ka kërkuar, hulumtim në terren, këshillim me studiues dhe përshtatje të materialeve.
Aktualisht kërkesat që vijnë prej shqiptarëve të diasporës dhe tregut turistik e kanë nxitur Lizetën të kërkojë tek tradita dhe të risjellë veshjet e kompletuara të disa krahinave.
Gjirokastra ka qenë qendra e dytë më e rëndësishme e qëndistarisë dhe kostumeve pas Stambollit që prej mesjetës së vonë. Në qytet kanë porositur veshjet e tyre personazhe të njohur publikë, diplomatë, luftëtarë, intelektualë e udhëtarë. Lizeta dhe shumë artizanë të tjerë me mundim janë duke i kthyer pazarit të Gjirokastrës karakterin e tij traditcional si zemra e artizanatit dhe zejeve.
Top Channel