Fëmija i parë i vitit 2022 është djalë dhe quhet Akid. Prindërit e tij quhen Klodian dhe Albana, të cilët janë shumë të lumtur që kanë pritur fëmijën e parë që përkon edhe me fëmijën e parë të vitit 2022.

Nëna: E pritëm me shumë emocione se është një gjë që mezi e pret. Falë zotit dhe ndihmës së mjekëve jemi mirë.

Babai: Ishte një dhuratë nga Zoti. Sic thotë një shprehje, ai që nuk falenderon njerëzit, nuk falenderon dot as Zotin kshtu që falenderojmë të gjithë stafin për të gjithë këtë punë që kanë bërë mjekët, infermierët.

Mjeku: Lindi fëmija djalë në peshën 3 kg e 680 gram. Lindi me operacion për shkak të vendosjes jo të mirë të kokës së fëmijës, edhe nëna edhe bebi gëzojnë shëndet të plotë. Në këtë 24 orësh të ndërrimit të viteve janë realizuar 12 lindje. Po i bëj një urim special të gjitha nënave të Shqipërisë, gëzuar, mbarësi, shëndet e gjithë të mirat. Akidi lindi shëndoshë e mirë në maternitetin Mbretëresha Geraldinë e që ngjan fiks si një dhuratë festash.

Një minutë pas ndërrimit të viteve lindi dhe Aiden në maternitetin Koço Gliozheni.

Top Channel