Afrika e Jugut i jep lamtumirën heroit kundër aparteidit, Desmond Tutu

01/01/2022 16:16

Në Afrikën e Jugut po mbahet ceremonia shtetërore e varrimit të avokatit për drejtësi racore, kryepeshkopit Desmond Tutu.

“Kur ishim në errësirë, ai na solli dritë”, tha kryepeshkopi i Kanterberit, Justin Welby.

Me kërkesën e Tutus, funerali do të jetë i thjeshtë.

Tutu, që vdiq më 26 dhjetor në moshën 90-vjeçare, u kujtua në Afrikën e Jugut dhe në mbarë botën për korrektësinë e tij morale dhe për qëndrimet e tij parimore.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa pritet që të mbajë një eulogji.

Tutu kishte fituar Çmimin Nobel për Paqe më 1984 për kundërshtimin e tij jo të dhunshëm të udhëheqjes në Afrikë të Jugut nga pakica kundër shumicës.

Pas përfundimit të aparteidit, ai kryesoi Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin dhe u shndërrua në model edhe për vendet e tjera që po bënin përpjekje të ngjashme.

Komisioni ishte “një hapësirë ku viktimat mund të tregonin traumat e tyre dhe ta ndanin historinë e tyre me mbarë kombin”, kishte shkruar Tutu në raportin final të komisionit. Ky komision ishte krijuar “për të shërbyer si një dhomë për shërimin kombëtar, pajtimin dhe faljen”./REL/

Top Channel