Korea e Veriut i bën thirrje ushtrisë të mbrojnë liderin Kim Jong Un ‘me jetën e tyre’ (fotot)

31/12/2021 15:39

Korea e Veriut ka shënuar dje 10 vjetorin e ardhjes në pushtet të Kim Jong Un duke i bërë thirrje ushtrisë së vendit me personel rreth 1.2 milionë njerëz, që të bashkohem pas tij dhe mundësisht “ta mbrojnë me jetën e tyre”, sipas mediave shtetërore.

E përditshmja  Rodong Sinmun e partisë së punës në pushtet nxiste liderët ushtarakë të vendit komunist që të ktheheshin në një “fortesë të padepërtueshme dhe mur kundër-plumb që të mbrojnë Kim me jetën e tyre.”

Gazeta e propagandës ngrinte lart më tej “udhëheqjen energjike” të liderit me ofensivat e tij “për një avancim të ri dhe frymë sulmuese që i reziston kohës”.

“Me liderin në kamion, ndërtimi i vendit të fuqishëm socialist do të rezultojë fitimtar dhe e ardhmja është në ngjyrë rozë”, thuhej më tej në editorial.

Kim është bërë lider suprem i Koresë së Veriut më 29 dhjetor 2011, pas vdekjes së babait të tij pararendës dy ditë më herët nga një atak kardiak.

Përvjetori vjen teksa liderët e Koresë së Veriut do të mblidhen në një konferencë madhore në fillim të vitit të ri për të diskutuar qasjen e Penianit në marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara, të cilët mbajnë vendin nën sanksione të ashpra ekonomike.

FOTO GALERI
3/4
Por një ditë më vonë administrata tha në një konferencë shtypi se "ishte tërhequr nga vendimi i saj prej komenteve negative”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA