Korea e Veriut ka shënuar dje 10 vjetorin e ardhjes në pushtet të Kim Jong Un duke i bërë thirrje ushtrisë së vendit me personel rreth 1.2 milionë njerëz, që të bashkohem pas tij dhe mundësisht “ta mbrojnë me jetën e tyre”, sipas mediave shtetërore.
E përditshmja Rodong Sinmun e partisë së punës në pushtet nxiste liderët ushtarakë të vendit komunist që të ktheheshin në një “fortesë të padepërtueshme dhe mur kundër-plumb që të mbrojnë Kim me jetën e tyre.”
Gazeta e propagandës ngrinte lart më tej “udhëheqjen energjike” të liderit me ofensivat e tij “për një avancim të ri dhe frymë sulmuese që i reziston kohës”.
“Me liderin në kamion, ndërtimi i vendit të fuqishëm socialist do të rezultojë fitimtar dhe e ardhmja është në ngjyrë rozë”, thuhej më tej në editorial.
Kim është bërë lider suprem i Koresë së Veriut më 29 dhjetor 2011, pas vdekjes së babait të tij pararendës dy ditë më herët nga një atak kardiak.
Përvjetori vjen teksa liderët e Koresë së Veriut do të mblidhen në një konferencë madhore në fillim të vitit të ri për të diskutuar qasjen e Penianit në marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara, të cilët mbajnë vendin nën sanksione të ashpra ekonomike.
Top Channel