Allegri dhe drejtuesit ndryshojnë sërish planet e Milanit drejt Genovës; skuadra në grumbullim ‘vetëm’ që nga e enjtja 12/05 23:14
Manchester United u rikthye te fitorja në Premier League pasi arriti të triumfonte lehtësisht me shifrat 3-1 në duelin ndaj Burnley-t që mbylli javën e 20-të të kampionatit anglez.
Në Old Trafford djajtë e kuq e zgjidhën shpejt sfidën. McTominay i asistuar nga Cristiano Ronaldo zhbllokoi shifrat që në fillim.
Në minutën e 27-të, autogoli i Mee ia bëri më të thjeshta gjërat Manchester United, që shënoi edhe të 3-in me Cristiano Ronaldon në minutën e 35-të.
Burnley reagoi që në pjesën e parë duke ngushtuar shifrat me Aaron Lennon, por vetëm kaq pasi deri në fund, shifrat nuk ndryshuan më me United që mori 3 pikë të arta në garën për një vend në Champions League.
Top Channel