Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt merr vendimin e papritur, gjykata miraton kërkesën e saj për heqjen e mbiemrit të të atit 02/11 22:40
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Lily Gnimavo, modelja 23 vjeçare që prej 7 muajsh jeton në Shqipëri.
Pjesë e disa videoklipeve të njohur si dhe pjesë e kastit të serialit “Snob”, Lily tregoi se arsyeja që la Holandën për Shqipërinë ishte dashuria.
E pyetur nga Bieta për komplimentet më të shpeshta që merr nga djemtë shqiptarë, Lily tha:
“Zemër, shpirt, bukuroshe, bisha, yll”, ndërsa me sinqeritet pohoi se nuk e ka fort idenë se ç’ do të thotë “bisha”.
Top Channel