Conte në merkato për mesfushor, italiani vendos nën shënjestër lojtarin e Milan

30/12/2021 23:56

Antonio Conte ka nisur punën për të pikasur lojtarët që i shërbejnë më së shumti për të përforcuar organikën te Tottenham. Tekniku italian i ka bërë të ditur drejtuesve të klubit nevojën për të firmosur me një mesfushor duke qenë se preferon më shumë muskuj në këtë repart.

I preferuari i teknikut 52-vjeçar është Franck Kessie i Milan. Futbollisti është në vitin e fundit të kontratës dhe nuk e ka në plan rinovimin me kuqezinjtë, të paktën për momentin.

Ndaj, londinezët janë të gatshëm të nisin bisedimet për një lëvizje në të mundshme verën e ardhshme ndërsa kërkojnë të prijnë garën për 25-vjeçarin. Kjo sepse për Kessie ka shumë pretendentë dhe mes tyre janë klube me mundësi të mëdha ekonomike si PSG, Manchester United apo edhe Arsenal.

Top Channel