Aksidentoi autoambulancën nën efektin e alkoolit dhe përplasi dy mjete të tjera, policia arreston shoferin në Shkodër

30/12/2021 15:31
Foto ilustruese

Shoferi i një autoambulance në qytetin e Shkodrës është arrestuar këtë të enjte nga policia pasi aksidentoi mjetin nën efektin e alkoolit.

Në njoftimin e policisë thuhet se 45-vjeçari humbi kontrollin dhe për pasojë është përplasur me dy mjete të tjera, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

P. M., 45 vjeç, banues në  lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, pasi në vendin e quajtur “Sheshi Rusit’’, në lagjen Partizani, Shkodër, duke drejtuar një mjet autoambulancë ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy mjete të tjera, duke shkaktuar vetëm dëme materiale”, citohet nga njoftimi i policisë.

Mësohet se gjatë kryerjes së alkooltesit, drejtuesi i autoambulancës rezultoi në gjendje të dehur, në masën 0.95 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Top Channel