Kina terrorizon banorët me paradë publike të shkelësve të kufizimeve Covid, të mbuluar, me emra e foto në tabela (fotot)

29/12/2021 15:32

Policë të armatosur në jug të Kinës kishin nxjerrë sot në një ‘paradë turpërimi’ katër të akuzuar për shkelje të kufizimeve anti-Covid duke sjellë kritika nga mediat për ‘utopi totalitare shëndetësore’.

Katër të dyshuarit e mbuluar me veshje mbrojtëse anti-infektive mbanin lart tabela me emrat dhe fotot e tyre, para turmave të mbledhura në rrugë në qytetin  Jingxi, të rajonit Guangxi.

Në fotot e publikuara të eventit shokues tregoheshin secili nga të dyshuarit që mbahej nga dy oficerë policie, edhe këta duke mbajtur maska e veshje mbrojtëse, të rrethuar nga të tjerë policë me armë.

Turpërimi publik ka qenë pjesë e masave ekstreme disiplinore të qeverisë për ata që shkelin rregullat e kufizimeve të qeverisë.

Zhvillimi vjen në një kohë kur versioni Omikron i virusit është shumë i dobët se ai fillestar i Covid-19, por qeveria kineze e mbron me politikën e saj të shpallur të “zero-covid”.

Kina kishte ndaluar politikën e turpërimit publik të kriminelëve në 2010 pas disa dekadash protesta nga aktivistët e të drejtave të njeriut, por tashmë dyshohet se justifikohet për kthimin në origjinë prej politikave globale të shtetrrethimit shëndetësor.

Më herët njoftohej se rezidentët e një prej qyteteve më të mëdha të vendit kërkonin ndihmë se nuk kishin ushqim pasi nuk lejoheshin të dilnin nga shtëpitë pas shfaqjes së vetëm disa rasteve infektimi.

Shërbëtorët e aparatit qeveritar në qytetin e Xi’an u thanë 13 milionë njerëzve se nuk lejohen të dalin nga shtëpitë dhe se ftohen për testime masive për të ashtuquajturën “emergjencë mjekësore”.

Mediat vendase thonin se katër individët në paradë në rrugët e Jingxi akuzoheshin se kishin transportuar ilegalisht njerëz mes kufijve e qyteteve të mbyllura prej pandemisë, shkruante rrjeti Guangxi News.

Jingxi është pranë kufirit të Kinës me Vietnamin.

Gazeta tha se parada ishte një paralajmërim kundër krimeve kufitare.

Por shumë media kritikonin qasjen e rëndë dhe paralajmëronin për pasoja të kundërta.

“Megjithse Jingxi është nënë presion për parandalimin e rasteve të huaja të koronavirusit kjo masë shkel frymën e rendit ligjor dhe nuk duhet të ndodhë më”, shkruante gazeta Beijing News e afërt me pushtetin.

FOTO GALERI
2/7
Secili nga të dyshuarit mbahej nga dy oficerë policie, edhe këta duke mbajtur maska e veshje mbrojtëse

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA