Një prej 9 rasteve të para me omicron në Kosovë rezultoi pozitiv tre ditë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ishte i vaksinuar me dy doza Pfizer dhe po kalon një formë të lehtë kovidi shprehet Drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës Arben Vishaj. Sipas Vishaj simptomat që kanë pasur pacientët e infektuar me Omicron janë pothuajse të njëjta me ato të gripit sezonal.
“Simptomatologjia qoftë e Omicron-it, qoftë e varianteve të tjera është e zakonshme, që fillon me lodhje, me plogështi, me rrjedhje hundësh, me rraskapitje, me vështirësi në frymëmarrje. Pra, është e vështirë që të caktohet se cili tip është. Por, sido që të jetë, çdo qytetarë që ka simptomatologji gripi të lajmërohet te mjeku familjar fillimisht, dhe varësisht nga nevoja Klinika Infektive është e gatshme që të ofrojë shërbime cilësore me qëllim të trajtimit të këtyre pacientëve”.
Në spitalet e Kosovës ende nuk nuk ka pacientë të shtruar me Omicron.
Top Channel