Shtyhet një tjetër sfidë e javës së 30-të Premier League, shkak sërish Covid-19

28/12/2021 23:46

Një tjetër ndeshje e Premier League është shtyrë për shkak të Covid-19, bëhet fjalë për sfidën e javës së 20-të mes Everton dhe Newcastle në program për t’u luajtur të enjten e 30 dhjetorit.

Sipas raportimeve të mediave angleze sfida është shtyrë për faktin se disa lojtarë të Newcaslte që një ditë më parë barazoi 1-1 ndaj Manchester United janë infektuar me koronavirus, ndërkohë që Newcastle ka edhe mungesa për shkak dëmtimesh.

Everton-Newcastle është sfida e 3-të e javës së 20-të që shtyhet për shkak të Covid, pas Arsenal-Wolves dhe Leeds-Aston Villa.

Top Channel