Rusia refuzon kërcënimet e SHBA për përjashtim nga sistemi botëror bankar SWIFT (fotot)

28/12/2021 18:06

Moska thotë se prej vitit 2014 Uashingtoni e kërcënon vazhdimisht se do ta përjashtojë nga sistemi botëror dixhital i transfertave bankare SWIFT.

Por një zyrtar i ministrisë së jashtme ruse tha sot se nuk ka shanse që kërcënimet të realizohen.

Në një intervistë me rrjetin RIA Novosti, përfaqësuesi i ministrisë Dmitriy Birichevsky, tha se SWIFT të paktën formalisht, është një kompani private me seli në Belgjikë prandaj nuk është plotësisht e qartë sesi SHBA mund të bindë ata të përjashtojnë Rusinë.

“Ne të gjithë e kuptojmë se influenca e SHBA është e madhe dhe jemi të gatshëm për çdo surprizë”, tha diplomati.

 “Por gjithsesi nuk ka mundësi reale për shkeputjen e Rusisë nga SWIFT, ne e kemi theksuar disa herë këtë”.

Sipas Birichevsky, kërcënimi i përjashtimit nga SWIFT “rikthehet periodikisht” dhe më pas zhduket pa ndodhur asgjë.

Shprehja më serioze e tij ishte kur Rusia aneksoi Krimenë në 2014, pas një referendumi të kryer në gadishull. Perëndimi e konsideron votën ilegjitime dhe gadishullin si të pushtuar nga Moska.

Kësaj jave Olga Skorobogatova, përfaqësuese Bankës së Rusisë, sugjeroi se vendi nuk do të përjashtohet nga sistemi dixhital botëror i transfertave pasi kjo sjell fitime dhe për shtetet e tjera.

“SWIFT është një kooperativë me më shumë se 100 shtete,” tha ajo. “Ne shpresojmë që kjo të mos ndodhë pasi humbasin fitime dhe vende të tjera dhe ente rregullatore”.

Në fillim të muajit, rrjeti CNN raportonte duke cituar burime anonime, se Shtëpia e Bardhë po merr parasysh vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe përjashtim nga sistemi SWIFT për të ndaluar një pushtim të mundshëm të Ukrainës. Kremlini ka përsëritur se nuk po planifikon një inkursion ushtarak në vendin fqinj. / Burimi:RussiaToday/

FOTO GALERI
3/3
Sipas Birichevsky, kërcënimi i përjashtimit nga SWIFT “rikthehet periodikisht” dhe më pas zhduket pa ndodhur asgjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA