Rrushja: Jam femër me sekrete! Samiu zbulon me cilin prej djemve shkëmben “shikime të zjarrta”

28/12/2021 18:52

Në takimin me Samiun, Rrushja i ka bërë të qartë se është vajzë me sekrete dhe nuk flet shumë.

Ndonëse ai u përpoq të zbulojë më shumë për pëlqimet e saj në program, nuk ia doli, ndonëse guxoi të përmendë edhe shikime që i cilëson të zjarrta me Erjonin.

Samiu: Ty e kam në plan të të veçoj. Ke pëlqime të mëdha dhe pse ke ardhur tani?

Rrushe: Simpati ndoshta pak.

Samiu: Sa janë 2,3,4 apo 15?

Rrushe: Nuk të tregoj, të kam thënë që jam femër me sekrete.

Samiu: Për një djalë aty në studio i keni disa shikime?

Rrushe: Edhe ti i shikon me ata sytë e bukur të kaltërt por nuk mund të thuash që shikimet mes meje dhe Erjonit janë të zjarrta.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel