Të gjithë do ta donin një mami si Kris Jenner, pasi të gjashtë fëmijëve të saj u bëri dhuratë për festat e fundvitit makina elektrike të personalizuara të tipit “Moke”.

“O Zot, shiko dhuratat tona të Krishtlindjeve nga mamaja ime”, zbuloi Kim Kardashian, 41 vjeç, në një seri videosh të ndara në InstaStory.

Themeluesja e ‘Skims’ solli pamje të gjashtë automjeteve shumëngjyrëshe, të cilat ishin parkuar në rrugë.

“Khloe dhe unë i morëm ato rozë”, tha Kim.

Siç shihet në postimet e Kim-it, Kris i bleu makinat në një larmi nuancash: e verdhë, rozë e lehtë, rozë e ndezur, e bardhë, portokalli dhe blu.

Çmimet për makinat me efikasitet mjedisor fillojnë nga afërsisht 21,000 dollarë dhe arrijnë në rreth 33,000 dollarë, sipas faqes së internetit Moke.

Sigurisht, kjo nuk është hera e parë që Kris dhe Moke bëhen bashkë për Krishtlindje.

66-vjeçarja, mori dhuratë një automjet Moke të personalizuar për festën e vitit2017.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA