Liverpooli bën harakiri përballë një Leicester City me shumë mungesa duke e mbyllur vitin 2021 me një humbje.

Në King Power Stadium sfida u vendos nga dy episode, nga penalltia e humbur nga Salah në pjesën e parë dhe goli i Lookman në minutën e 59-të që vendosi fatet e sfidës.

Pavarësisht përpjekjeve të The Reds, shifrat nuk ndryshuan më me Leicester që mori tre pikë të arta, ndërkohë që Liverpool humbi më shumë terren me kreun dhe tashmë me ndeshje të barabarta me Man City-n e sheh veten -6 pikë nga skuadra e Guardiolës.

Top Channel