Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Juli, ish-konkurrenti i “Përputhen”, i cili së fundmi ka publikuar edhe një këngë.

Në tekst Juli thotë se ka gra plot, por ende është beqar sepse s’e ka gjetur të duhurën.

Bisedës iu bashkuan edhe dy ish-konkurrentet e “Përputhen”, Aristela e Tola.

Kjo e fundit nuk e priti shumë mirë tekstin në këngën e Julit, duke krijuar një debat me të dhe Aristelën.

Në momentin që vajzat po debatonin, vëmendje mori reagimi i Julit, i cili vazhdoi t’i dëgjonte i çuditur, ndërsa pak sekonda më pas nisi të bënte fresk.

Top Channel