80 vjeçari italian dyshohet se vrau gruan kur i refuzoi seksin, pasi kishte marrë Viagra (fotot)

28/12/2021 20:58

Një 80-vjeçar në Itali besohet se ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij 61-vjeçare në një tërbim xhelozie kur ajo refuzoi të bënte seks me të, pasi ai kishte kapërdirë një tabletë Viagra, sipas raportimeve.

Vito Cangini i tha policisë se kishte qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij ukrainase Natalia Kyrychok, të dielën në qytezën Fanano di Gradara, raporton rrjeti Newsflash.

Ai tha se gruaja i kishte premtuar se do të bënte seks me të prandaj kishte marrë një tabletë të drogës për keqfunksionimin erektil, por më vonë gruaja kishte ndryshuar mendje.

Refuzimi nga Kyrychok kishte sjellë një konfliktim serioz gjatë të cilit Cangini e akuzonte gruan se ishte më e interesuar për shefin e saj, dhe më pas e kishte qëlluar me thikë, sipas raportimeve.

Burri akuzohet se kishte lënë trupin e përgjakur të gruas në dysheme dhe kishte rënë për gjumë.

Vetëm ditën tjetër burri i moshuar besohet se i kishte treguar një fqinji atë që kishte bërë, të cilit gjithashtu i kërkoi të njoftonte policinë.

Por sipas raportimeve fqinji i tha se “nuk donte të përzihej” dhe i tha Cangini që ta bënte vetë, raporton Daily Mail.

Më pas burri i moshuar i kishte treguar një gruaje për atë që kishte bërë dhe i kërkoi të njoftonte autoritetet, por dhe ajo kishte refuzuar, sepse sipas raportimeve nuk e besonte.

Cangini më në fund kishte telefonuar në restorantin ku bashkëshortja e tij punonte si kuzhiniere, dhe i tha pronarit: “E di që ka diçka mes ju të dyve.”

Më tej ai i tha se “nuk do ta shihte më kurrë” zonjën Kyrychok, prandaj pronari kishte njoftuar policinë e cila kishte gjetur trupin e gruas.

Ajo ishte qëlluar me thikë të paktën katër herë, duke përfshirë dhe një goditje në zemër.

Policia gjeti armën e krimit dhe arrestoi bashkëshortin e 17 viteve të gruas së ndjerë.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA