Dëbora e rëndë ka shkaktuar anullime të fluturimeve aeroportin e Seattle në shtetin amerikan te Uashington, ku akulli po pastrohej nga pista dhe avionët.
Shumica e dëborës ra prej mesditës së të dielës teksa pritet që pasojat e stuhisë dimërore të vazhdojnë.
Në të gjithë shtetin e Uashington, rrugët e akullta e të mbushura me dëborë po shkaktojnë probleme për shoferët.
Autoritetet vendore tha se i ishin përgjigjur një totali prej 184 aksidentesh që prej nisjes së dëborës natën e të shtunës.
Vetëm të dielën ishin raportuar 615 incidente të bllokimit të automjeteve në rrugë.
Me rënien e temperaturave nën zero gjatë natës në shumë rrugë është formuar akulli.
Autoritetet e transportit publik kanë paralajmëruar shoferët që ktheheshin sot në punë të rezervojnë më shumë kohë për të arritur në destinacione.
Top Channel