Tjetër tragjedi në futboll, kapiteni i ekipit ndërron jetë në fushë

26/12/2021 12:02

Një tjetër tragjedi e rëndë tronditi futbollin botëror. Dje u luajt ndeshja ASM Oran-Mouloudia Saida, e vlefshme për divizionin e dytë të futbollit algjerian.

Takimi u ndërpre në mes për vdekjen e Sofian Loukar, kapitenit të skuadrës udhëtuese. Mbrojtësi 30-vjeçar u bë pjesë e një përplasje të ashpër me kokë me një kundërshtar.

Loukar e mori veten nga tronditja e madhe dhe u rikthye në fushë, por një sëmundje e papritur e goditi disa minuta më vonë në mes të fushës për t’i marrë jetën.

Çdo përpjekje për ta shpëtuar rezultoi e kotë, lojtari u rrëzua përtokë, me shumë mundësi nga një atak kardiak që nuk i dha mundësinë të shpëtonte, ndërsa për futboll nuk bëhej më fjalë dhe ndeshja u ndërpre menjëherë pas ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA