Përgatitja e bakllavasë/ Nisin përgatitjet për natën e ndërrimit të viteve

26/12/2021 11:30

Bakllavaja është një ëmbëlsirë që nuk mungon darkën e ndërrimit të viteve. Ne kemi ardhur te kuzhina e amvisës Lefteri Gjoshe e cila do bëjë bakllavanë sot.

Lefteri Gjoshe, Amvisë: I kam bërë gati përbërësit. Do t’i hedh arra dhe hallvasi, si dhe esencë trëndafili këtë herë. Që kur isha vajzë, ndihmoja mamanë në bërjen e bakllavasë.

E që kur jam martuar e bëj vetë këtë ëmbëlsirë, madje dikur ndihmoja edhe fqinjët. Gjalpin e kam fshati dhe arrat prej Korçe.

Vitin e Ri e kalojmë në shtëpi me fëmijët dhe nipërit e mbesat.

Nipi e pëlqen shumë bakllavanë. Merr edhe me vete kur niset jashtë për studime.

E pjek fillimisht në 180 gradë, pastaj e ul temperaturën. E lë të piqet për 2.30 orë. Sherbetin ia hedh të vakët. Ja tek është gati. Urime, gëzuar gjithë shqiptarëve! Paçim shëndet!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA