Teksa numri i njerëzve që kishin arritur të udhëtonin me avion gjatë këtij viti e arriti e në një moment, edhe e kapërceu atë të 2019-tës, trafiku ajror në vigjiljen e Krishtlindjeve pësoi një rënie drastike krahasuar me nivelet e para pandemisë.
Mijëra fluturime në fundjavën e Kërshëndellave u anulluan në minutën e fiundit për shkak se stafi e anëtarë ekuipazhi sëmureshin njëri-pas tjetrit prej valës në rritje të Omicronit.
Varianti i ri është kthyer në shtamin dominues të koronavirusit në SHBA. FlightAëare, një faqe interneti që mbledh të dhënat e fluturimeve, njofton se 888 fluturime ndërkombëtare dhe brenda Amerikës u anuluan të shtunën, krahasuar me 690 që u anuluan të premten. Rreth 200 fluturime të tjera janë anuluar të dielën. Linjat ajrore Delta, United dhe JetBlue kishin thënë të premten se varianti Omicron po shkaktonte probleme me personelin dhe kjo ka sjellë si rezultat anulimet e fluturimeve. Zëdhënësja e agjencisë United, Maddie King tha se mungesat e personelit po vazhdonin të shkaktonin anulime dhe ishte e paqartë se kur do të riktheheshin në normalitet operacionet.
Për të lehtësuar mungesën e personelit, vende të ndryshme, përfshirë Spanjën dhe Britaninë e Madhe kanë reduktuar kohëzgjatjen e karantinës për COVID-19 duke i lënë njerëzit të kthehen në punë më shpejt pasi janë testuar pozitivë ose janë ekspozuar ndaj virusit.Shefi ekzekutiv i Deltës, Ed Bastian, ësht ndër ata që i kanë bërë thirrje administratës së Presidentit Biden të ndërmarrë hapa të ngjashëm ose përndryshe ndërprerjet në udhëtimet ajrore do të vazhdojnë.
Top Channel