![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/0-2025-02-06T224655.867-800x450.jpg)
06/02 22:47
Armando Broja di të jetë protagonist për Southampton edhe kur nuk shënon gol.
Në ndeshjen e sotme të Premier League, ku Shenjtorët fituan me rezultatin 2-3 në transfertë ndaj West Ham, sulmuesi kuqezi u tregua i pandalshëm teksa në minutën e 57 fitoi një penallti.
20-vjeçari u shkëput në mënyrë të rrufeshme teksa mbrojtësi kundërshtar nuk pati shumë alternativa përveç se ta ndalte me faull, ndërkohë që ky moment pati nevojë për ndërhyrjen e sistemit VAR pasi fillimisht arbitri nuk e akordoi faullin .
Gjithsesi, teknologjia konfirmoi ndërhyrjen e parregullt ndaj Brojës dhe në këtë formë, Ward Prose, kapiteni i skuadrës, konvertoi në gol duke kaluar të tijtë në avantazhin momental, 1-2.
Top Channel