Marseille pagoi 14 milionë euro te Boca Juniors në verën e vitit 2019 për të siguruar shërbimet e Dario Benedettos.
Sulmuesi argjentinas shënoi 16 gola në Ligue 1 me ekipin francez, teksa këtë sezon po luan në La Liga.
31-vjeçari është huazuar tek Elche dhe deri tani numëron dy gola në elitën e futbollit spanjoll. Benedetto ka kontratë me Marseille deri në verën e vitit 2023.
Lojtari ndjen mall për vendlindjen dhe po kërkon të rikthehet te Boca Juniors, një nga skuadrat më popullore të futbollit latin, aty ku luajti në vitet 2016-2019.
Në një prononcim për Ole, Benedetto ka shprehur hapur dëshirën për të luajtur përsëri në “Bombonera”, stadium ku është një idhull absolut i tifozerisë vendase.
Agjenti i tij ka filluar negociatat me Juan Roman Riquelme (zëvendës presidenti i Boca Juniors) për të arritur sa më shpejt një marrëveshje për rikthimin e goleadorit në Buenos Aires.
Top Channel