Zëvendësohen mbështetësit e Berishës/ Arta Sake u zgjodh kryetare e Këshillit Kombëtar të PD në vend të Edi Palokës

24/12/2021 00:47

Pa garë dhe pa votim të fshehtë Këshilli Kombëtar plotësoi vakancat që prodhoi shkarkimi i mbështetësve të Sali Berishës nga disa forume drejtuese.

Lulzim Basha i besoi Arta Sakës drejtimin e Këshillit Kombëtar post që më herët e mbante Edi Paloka. Në të njëjtën mënyrë u emëruan edhe drejtuesit e katër sekretariateve, Indrit Sefa u caktua sekretar për Çështjet Zgjedhore, Roland Bejko për pushtetin vendor, për Diasporën u emërua sekretar Kreshnik Çollaku dhe Flamur Hoxha u emërua si sekretari i ri organizativ i Partisë Demokratike.

5 vendet mbetura bosh për shkak të shkarkimeve në Kryesi u plotësuan nga Helidon Bushati, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Agron Kapllanaj dhe Xhelal Mziu. Këshilli zgjodhi edhe katër anëtarët e Komisionit të Apelit, Etikës dhe Disiplinës të drejtuar nga Flutura Açkaj duke e bërë funksional si organ.

Ervin Salianji dhe Roland Bejko shprehen shqetësimin për Shmangien e përcaktimeve statutore për përzgjedhjen e funksionarëve të lartë të partisë duke kërkuar votim të fshehtë dhe kandidatura altnernative, por kërkesa e tyre u kundërshtua nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Edhe pse publikisht nuk pranon ekzistencën e krizës në PD, Lulzim Basha lajmëroi se do dalë në terren për të ndryshuar mendim demokrateve që janë rreshtuar krah Sali Berishës. Të njëjtën porosi kryedemokrati kishte dhe për anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA