Tmerr në Ekuador, gjenden pesë koka njerëzish të varura në një plazh turistik me një mesazh kërcënues Riviera shqiptare, alpet dhe mjaft bukuri që ofron Shqipëria janë paraqitur përmes një albumi fotografik Homeland 2 nga Fatjon Plaku.
i apasionuar pas bukurisë së natyrës ai nuk nguron të vendosë objektiv në çdo detaj tw paprekur nga dora e njeriut si një resurs për tu shfrytëzuar jo vetëm nga vendasit, por edhe nga turistët e huaj.
Ky album me fotografi do të jetë një guidë për të gjithë turistët që mund të tregojnë akoma më shumë interes për të vizituar Shqipërinë. Por përveç fotove risitë e këtij botimi të dytë janë edhe vendndodhjet apo edhe videot që mund të hapen nëpërmjet skanimit.
E gjithë bukuria e resurseve natyrore dhe pikave turistike të Shqipërisë janë shkrepur nga një aparat, i cili pasqyron një Shqipëri larg rrëmujave të krijuara prej ndërtimeve dhe ndërhyrjeve pa kriter të dorës së njeriut.
Top Channel