Rama: Konsultim me shqiptarët. Do diskutohet për Open Balkan, kanabisin mjekësor, pandeminë……

24/12/2021 15:22

Kartolina e fundit për Shqiptarët nga Edi Rama, do të jetë një pyetësor për të vjelur mendim në shumë çështje me interes kombëtar.

Sipas kryeministrit është një kuvendim jo detyrues apo imponues. E quajti këtë iniciativë një odë të madhe shqiptare duke e kthyer në një institucion të përvitshëm me të gjithë qytetarët si bazën një Shqipërie moderne. Qeveria kërkon të dijë se çfarë mendojnë shqiptarët për Ballkanin e Hapur, bizneset që përdorin bordero, të dyfishta sikurse edhe për ata që kryejnë krime ndaj grave dhe fëmijëve.

Formulari do të ketë edhe një pyetje për një kategori të caktuar pensionistësh.

Për dy çështje në programin qeverisës të socialistëve Edi Rama kërkon mendimin e shqiptarëve.

ÇËSHTJET QË DO TË PYETEN SHQIPTARËT

Ballkani i Hapur.

Dhuna familje dhe ndaj të miturve.

Denoncuesit e punëdhënësve me balance të dyfishta

Statusi pensionistit që vijon të punojë.

Amnisti për paratë e emigrantëve.

Lejimi prodhimit të Kanabisit qëllime mjekësore.

Me detyrim përdorimi certifikatës së vaksinimit.

Shtim ndëshkimesh biznesin e madh për evazion.

Shtim ndëshkimesh për ndotësit e mjedisit.

Pezullim I menjëhershëm gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA