Kryeministri i vendit Edi Rama në komunikimin për media pas mbledhjes së qeverisë se do të kërkohet mendimi i qytetarëve për gjyqtarët dhe prokurorët që nuk e kalojnë vettingun që të pezullohen në vend nga sistemi i drejtësisë dhe të thirren në SPAK.
Edi Rama: Kemi dhe një temë tjetër ku kemi hasur problematikë. Është që nga njëra anë ne mendojmë se gjyqtarët dhe prokurorët që nuk e kanë kaluar vettingun por marrin haptasi vendime të paligjshme duhet të pezullohen në vend nga sistemi i drejtësisë. Kemi pasur disa raste flagrante që nga rishikimet e dënimeve të monstrave që kanë tronditur shoqërinë deri tek tjetërsimi i pronës. Po ju jap një rast për ilustrim.
Angazhohet qeveria e Shqipërisë për qendrën e fëmijëve me teatër kukullash, me skema teatrore, përcaktojmë vendin tek ish Garda, prona është e shtetit, bëjmë projektin, japim financimin dhe çfarë ndodh? Kur jemi gati të fillojmë punën, na del që një gjykatëse ka bërë sigurim padie mbi këtë pronë për një subjekt privat, që në të shkuarën i ka humbur të gjitha gjyqet se kjo pronë është e tija. Ajo jep vendimin një javë para se të largohet nga vettingu. Kjo gjykatëse, emri i së cilës nuk më kujtohet, duhet të thirret nga SPAK, sot jo nesër, si të gjithë ata që nuk e kanë kaluar vettingun dhe duhet të shkojnë para gjyqit se kanë grabitur njerëzit duke shitur e blerë të drejtat.
Top Channel