Kryeministri i vendit Edi Rama në komunikimin për media pas mbledhjes së qeverisë se do të kërkohet mendimi i qytetarëve për cështje të ndryshme, u pyet nëse pjesë e këshillimit publik do të jenë edhe PPP e koncesionet.
Pyetje: Është një temë që i prek drejtpërdrejtë shqiptarët dhe lidhet me koncesione dhe PPP. A do të jetë pjesë e këshillimit publik dhe pse nuk bëhet këshilimi publik në formën e referendumit?
Rama: Sa i përket nismës, koncesionet dhe PPP janë instrumenta të vënë në dispozicion nga bota gjithë qeverive dhe nuk janë shfaqje të huaja. Nuk kemi çfarë konsultojmë lidhur me këto koncepte. Nuk kemi çfarë diskutojmë se jemi në vend kapitalist ku të gjithë vendet janë dispozicion. Shqiptarët paguajnë për efekt koncesionesh të caktuara, por ja që na del që paguajnë për koncesionet e trashëguara. Ky është ndryshimi pse shqiptarët i bëjnë check up pa paguar, i bëjnë analizat në një sistem modern laboratorësh falas por i ka marrë përsipër shteti të paguajnë e partneriteti privat.
Shqiptarët po njohin Dibrën, dhe unë të mos isha bërë kryetar i PS ndoshta nuk do kisha shkuar, pse të shkoja? Tmerr rrugë. Shkoni shikoni se kemi akoma tunelin që do e bëjë Dibrën jastëkun e kryeqytetit. Studnetët dibranë që jetonin me qira, sot jetojnë këtu, cfarë është ky PPP? Cila është e keqja këtu? Natyrisht që investon një privat për ta bërë këtë sot se po ta merrte shteti përsipër do i duheshin vite të tëra. Shqiptarët bëjnë dializa sot në kushte ultramoderne, ndërkohë që dje e bënin me lekë dhe me turne në ferrin e një klinike në Tiranë që medemek ishte publike. Shqiptarët kanë kryeqytetin që nuk ka më tym më plehra. Patjetër që këto janë koncesione e partneritete, por fitojnë shqiptarët.
Top Channel