Ndeshja në “Loro Borici” mes Vllaznisë dhe Kukësit u mbyll në barazim 1-1 që nuk i shërben asnjërës nga skuadrat të cilat kërkuan fitoren deri në momentin e fundit.
Vendasit e Tomas Berdaric kaluan të parët në avantazh me golin e Latifit që në minutën e tetë. Por nuk u mjaftuan me kaq, pasi kërkuan dyfishimin e rezultatit gjatë gjithë kohës në disa mënyra, por që nuk ja dolën. Në minutën e 70-të Puntus shënon për Kukësin duke barazpeshuar rezultatin.
Deri në vërshëllimën përfundimtare të dyja skuadrat patën rastet e tyre por gjithsesi rezultati 1-1 mbeti i pandryshuar.
Ndërkohë që në Elbasan Arena është Egnatia e parafundit në klasifikim që bën surprizën dhe mund me shifrat 1-2 kampionët në fuqi të Teutës.
Kjo fitore që vjen pas 5 humbjesh radhazi për skuadrën nga Rrogozhina, si për ironi arrihet falë djalit të ish-trajnerit Gugash Magani. Arturi shënoi në fundin e pjesës së parë dhe në minutën e 66-të ndërkohë që Gjeorgjev pas 10 minutash ngushton diferencën në 1-2 por pa i evituar dot humbjen skuadrës së tij Teutës.
Top Channel