“Lojtarë dhe drejtues, të gjithë së bashku duhet të bëjnë diçka, pasi vetëm fjalët nuk mjaftojnë më”

Pep Guardiola lëshon alarmin në lidhje me mbingjeshjen e kalendarëve të futbollit, dhe super impenjimin të cilit i nënshtrohen skuadrat e futbollit, të detyruara të bëjnë një tur force në një moment shumë të vështirë nga këndvështrimi mjekësor.

“Situata nuk do të ndryshojë vetë. UEFA, FIFA, Premier League, televizionet dhe biznesi, për ta janë më të rëndësishme se shëndeti i lojtarëve, dhe çdokush vendos për veten e tij.”

Sipas trajnerit të Manchester City, duhet një veprim i përbashkët. “Këtu po flasim për shëndetin e futbollistëve. Ndoshta sindikatat duhet të thonë: Nuk luajmë deri sa të zgjidhet kjo çështje. Po, duhet bërë një grevë”.

Ajo që shqetëson trajnerin e kampionëve të Anglisë, është dhe çështja e zëvendësimeve. “Ne flasim për shëndetin e futbollistëve, por kampionati ynë, Premier League, është i vetmi që nuk pranon pesë zëvendësimet.

Kemi në dispozicion vetëm tre. Pse kështu? Do të ishte shumë më mirë për të gjithë duke marë në konsideratë numrin e ndeshjeve që luajmë, por Premier League dhe disa klube kanë vendosur të mos kemi 5 zëvendësime”, deklaroi trajneri katalanas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA