Gianluigi Buffon duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet edhe pse në muajin janar, portieri Italian do të mbushë plot 44-vjeç.
Në një intervistë të fundit, gardiani aktual i Parmës në Serinë B thekson se e tërheq ideja për të luajtur në Meksikë, ndërsa shton se kur u rikthye te Juventus pas aventurës me PSG, nuk gjeti të njëjtin shpirt skuadre.
“Do të më pëlqente të luaja në Meksikë apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë eksperienca që më tërheqin për t’i provuar. Por, të shohim se çfarë do të ndodhë. Unë nuk e di ende atë që do të bëj pasi të tërhiqem nga futbolli, mund të jem një menaxher apo trajner.
Juventus? Kur u riktheva nga PSG, përjetova dy sezone të bukura me Cristiano Ronaldon. Por, më dukej se Juventusi kishte humbur atë ADN e të qenurit skuadër, në vitin 2017 arritëm në finalen e Champions sepse grupi ishte i fortë dhe i bashkuar. Nuk më dukej më e njëjta gjë pasi u riktheva”, u shpreh Buffon.
Top Channel