Në konferencën për mediat, kryeminsitri Edi Rama premtoi se me nismën e re, të gjithë shqiptarët do të japin mendimin e tyre për çështjen e “Open Balkan”.
Por i pyetur nëse është shumë vonë për këtë pasi disa marrëveshje do të implementohen në janar, Rama tha se nuk është asnjëherë vonë për të marrë mendimin e njerëzve.
Pyetje: A nuk është vonë që të pyeten shqiptarët për “Open Balkan” duke qenë se disa nga marrëveshjet fillojnë në janar të implementohen dhe a nuk mendoni se duhet të kishit pyetur më parë shqiptarët dhe më pas të bënit lobimin që të njihej nga BE, SHBA, qoftë duke pyetur edhe opozitën shqiptare.
Rama: Nuk është asnjëherë vonë për të pyetur njerëzit. Nëse do e kishim këtë instrument më parë, mbase do e kishim vënë në shfrytëzim më parë. I qëndroj të gjithë atyre por e kemi të nevojshme ta dëgjojmë mendimin e të gjithëve pa na u drejtuar si i PS apo i bravës. Ne kemi nevojë ta shfrytëzojmë këtë burim energjie për vendimmarrjet tona, të tjerët mund të thonë çfarë të duan, e kam për përfaqësuesit që merren me brava e sfurqe. Këto nuk janë zgjeshje e nuk është referendum klasik. Ne duam ta marrim këtë burim energjie dhe ta vëmë në dispozicion të të gjithëve.
Top Channel