Zjarrvënësja e rivales së dashurisë nga vrima postës dënohet katër vjet burg për hakmarrjen ndaj zgjatjes së divorcit (fotot)

23/12/2021 15:39

Një zjarrvënëse e shtëpisë së ish-gruas së partnerit të saj që hakmerrej për zgjatjen e procedurave të divorcit, është dënuar sot me katër vjet burg në Britani.

23 vjeçarja Chloe Shotton, e cila kishte nisur të shoqërohej me burrin e martuar prej vitit 2019, ishte në fakt dhe arsyeja e prishjes së martesës së tij 22-vjeçare.

Por duke parë që ish-gruaja nuk vendoste t’i jepte fund zyrtarisht martesës së saj ajo vendosi të “merrte situatën në dorë” duke lëshuar një qese plastike në flakë nga vrima e postës së derës së shtëpisë, kur në të flinin Leanne Stildolph, djali i saj 17-vjeçar dhe një mike e saj me të bijën.

Për fat të mirë zjarri nuk arriti të përhapej në shtëpi por vetëm në pjesën e hyrjes dhe shërbimet e emergjencës arritën të vinin situatën nën kontroll.

Dëmet e shkaktuara arrinin në rreth 1000 paundë ndërsa kur Shotton u arrestua ajo pyeti: “Çfarë ndodhi, a u dogj ajo shtëpia, a vdiqën njerëz?”

Sot në gjykatën e Newcastle në veri të Britanisë u tha se motivi i sulmit me zjarrvënie ishin vonesat që viktima po krijojnte në mbylljen e dokumenteve të divorcit.

Në gjykatë u tha se Shotton dyshohet se kishte ngacmuar ish-gruan e të dashurit të saj edhe para zjarrit, duke dëmtuar dritaret e makinës së saj apo dhe dritaret e shtëpisë, por këto të fundit nuk mund të provoheshin.

Gjykatësi Tony Hawks dënoi të akuzuarën me gati katër vjet burg duke thënë se pasojat e veprimeve të saj mund të kishin qenë shumë më të rënda.

Në deklaratën e saj viktima Stildolph tha se ishte ndarë me bashkëshortin prej tradhtisë së tij me (Shotton) me të cilën kishte lindur dhe një fëmijë.

Ajo shtonte se i ishin dërguar imazhe të Shotton me ish-bashkëshortin, madje dhe një video të të dyve duke u puthur në krevat.

E akuzuara kishte akuza të mëparshme dhe një  dënim të pezulluar me burg për rrahje.

E akuzuara ishte identifikuar nga kamerat e sigurisë duke lëshuar letrën e ndezur në kutinë e postës për të shkaktuar zjarrin.

Viktima tha: Ajo (Shotton) është tani partnerja e ish-burrit tim të 22 viteve. Prej vitit 2019 unë kam raportuar një seri inciendetesh kundër Chloe.”

Motivi i sulmit është sepse viktima po hezitonte në  nënshkrimin e dokumenteve të divorcit.

Duke dhënë dënimin e tij, gjykatësi i tha Shotton: “Ti je 23 vjec, je ende e re, por të dhënat e tua të deritanishme janë të këqija.

“Ti tregove arsye të shëndoshë që pranove fajin dhe jam i sigurtë që tashmë je penguar për veprimin tënd. Për fat të keq është e qartë se shkaqet e sjelljes tënde vijnë nga vështirësitë e tua në fëmijëri”.

Shotton tha më tej se vuan nga autizmi që e ka bërë përherë të kërkojë vëmendje me insistim, por premtonte se kishte mësuar nga pësimi i saj.

FOTO GALERI
1/5
E akuzuara ishte identifikuar nga kamerat e sigurisë duke lëshuar letrën e ndezur në kutinë e postës për të shkaktuar zjarrin.

Top Channel