“Zgjoi” pranë Oscar, ambasada amerikane përgëzon ekipin e filmit kosovar

23/12/2021 09:45

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka uruar regjisoren Blerta Basholli e po ashtu edhe gjithë ekipin që qëndron prapa filmit të suksesshëm “Zgjoi”, për futjen në listën e ngushtë për nominim nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, ‘Oscars’, në kategorinë Filmi Ndërkombëtar me metrazh të gjatë.

Siç është njoftuar, “Hive” tashmë ndodhet në listën e ngushtë të 15 filmave të mundshëm për t’u nominuar.

Këtë e kanë bërë të ditur në një njoftim të shpërndarë me ndjekësit në Facebook, raporton Telegrafi.

Lajm i mrekullueshëm! ‘Hive’ përfshihet në listën e ngushtë në kategorinë e Filmit Ndërkombëtar për Çmimet e 94-ta të Akademisë. Bravo Blerta Basholli dhe ekipit”, thuhet në postimin e ambasadës.
Votimi i nominimeve ndërkohë fillon të enjten, më 27 janar dhe përfundon të martën, më 1 shkurt, gjersa më 8 shkurt do të bëhet e ditur lista finale e nominimeve.

Përveç Kosovës, në listën e ngushtë hyjnë për herë të parë edhe Butani e Panamaja.

Edicioni i 94-të i ndarjes së çmimeve do të mbahet më 27 mars të vitit 2022 në Los Angeles, Kaliforni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA