Sulm politik? Rama: Bravaxhinjtë e çelsaxhinjtë e tregojnë deri ku mund të shkojnë

23/12/2021 13:23

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur konferencë për mediat në lidhje me skandalin e nxjerrjes së të dhënave të pagave të mbi 600 mijë personave.

I pyetur nëse është sulm politik apo sabotim nga personat që kanë akses në sistem, Rama tha se nuk është e rëndësishme nëse kjo gjë lidhje me politikën pasi bravaxhinjtë e çelsaxhinjtë e tregojnë deri ku mund të shkojnë.

Rama: Politik, jo politik, kjo nuk ka asnjë vlerë sepse qytetarët që janë të sekëlldisur duhet të dinë si mund të ketë ndodhur. Përdorimi politik i kësaj ngjarje është në sytë e të gjithëve dhe ngjashmëria në këndvështrimin tim me ngjarjen e mëparshme. Unë kam dhe një ide pse nuk është përdorur publikisht deri kur kanë mbaruar zgjedhjet dhe pse përdoret tani, është një ide e imja.

Për konfuzion dhe armiqësi mes nesh, është e qartë. Por t’ia bësh njerëzve për të nxjerrë bravën nga çelësi apo se je bërë xheloz se ke mbetur jashtë bravës dhe çelësit apo për çdo arsye tjetër, është një mundësi për t’iu treguar njerëzve se deri ku mund të shkojnë bravaxhinjtë e çelsaxhinjtë. Kjo është çështje me sistemit këtu. U bë një hetim i thellë për të parën dhe ka treguar se ka ngjashmëri me të dytën, ky është mendimi im.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA