Kryeministri Edi Rama ka mbajtur konferencë për mediat në lidhje me skandalin e nxjerrjes së të dhënave të pagave të mbi 630 mijë personave.
Teksa kërkoi të bëhen hetime të imtësishme për këtë çështje, tha se nga analizat e para ngjan si ndërhyrje nga infiltrimi i brendshëm dhe përjashtoi mundësinë e një sulmi kibernetik.
Edi Rama: Dëshiroj të sqaroj se kemi të bëjmë me një ndërhyrje e cila natyrisht duhet hetuar deri në fund për prejardhjen e saj, por që me analizat paraprake ngjan më tepër si ndërhyrje nga infiltrimi i brendshëm dhe jo nga infiltrimi i jashtëm në formën e një sulmi kibernetik, gjë që ndodh edhe kjo. Nuk jemi të parët as të fundit nëse i referoheni vetëm periudhës së fundit kohore, pra le të themi viteve 2019-2020-2021, ngjarje të tilla kanë ndodhur në shumë vende me kapacitete shumë të larta dhe të mbrojtjes kibernetike që nga SHBA, Rusi, Britania e Madhe e Kanada dhe kjo është një sfidë e re e kohës.
Top Channel