Rama: Rastin e parë e mora me të qeshur se kartat ID janë targa! Nuk jam i regjistruar në e-albania, por…

23/12/2021 13:12

Kryeministri Edi Rama tha se me rastin e parë të nxjerrjes së të dhënave të kartave të identitetit e mori me të qeshur sepse i cilëson si “targa” që nuk përbëjnë asnjë problem.

Rama tha se me numrin e kartës nuk mund të bëjnë asnjë ndërveprim sepse për të aksesuar në e-albania nuk mjafton vetëm karta ID dhe zbuloi se vetë nuk është i regjistruar në platformë.

Rama: Rastin e parë e kam marrë me të qeshur duke qenë se kartat e identitetit janë targa sot për sot. Kur të mbushen me të dhëna, ndryshon puna. Të më marrin numrin e kartës, nuk është problem se nuk bëjnë asgjë. Për të aksesuar në e-albania nuk mjafton numri i kartës. Dhe sikur të ma gjejnë kartën mua, unë që nuk i jam i regjistruar në e-albania, nuk i duhet fare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA