Ish deputeti i PD, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me arrestimet që janë bërë pas protestës së thirrur nga Sali Berisha duke thënë se policia u vu në lëvizje pas statusit të kryeministrit Rama.
Rama tha se pas djegies së flamujve shqiptarë në Serbi, u kryen arrestime ndërsa Balliu thotë se nuk është bërë asnjë arrestim.
Klevis Balliu: Është arrestim politik sepse është bërë pas statusit të Ramës që ka gënjyer se personat në Serbi janë arrestuar pas djegies së flamurit shqiptar në Serbi. Ata kanë dhënë një intervistë një ditë më vonë në Top Channel.
Ka dhënë intervistë nëse është arrestuar apo jo. Edi Rama, atë ditë ka bërë një status që për këto gjeste, njerëzit janë arrestuar. Nuk është e vërtetë që personat në Serbi nuk janë arrestuar. Policia me urdhër me statusin e Edi Ramës i ka arrestuar. Keni edhe raste që ligji nuk i thotë.
Astrit Cara, 41 vjeç dhe Besnik Balani, 56 vjeç u arrestuan në flagrancë duke grisur e djegur flamurin serb, gjatë protestës së thirrur nga Berisha kundër ardhjes së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe nismës ‘Open Balkan’.
Top Channel