Përjashtoi mundësinë që sistemi është hakeruar/ Rama përmend raste nga bota: Ja çfarë bëjnë të gjithë

23/12/2021 13:06

Kryeministri Edi Rama përjashtoi mundësinë që sistemi me të dhënat personale dhe pagat e mbi 600 mijë personave të jetë hakëruar. Në konferencën për media, ka përmendur raste nga bota që njerëzit janë ekspozuar para këtyre çështjeve dhe tha se gjithçka bëjnë të gjithë është rritja e mureve mbrojtëse të sistemit.

Rama: Të përsëris një element që është shumë i rëndësishëm, duhet të ndajmë platformën qeveritare të ndërveprimit dhe shërbimit të punës për qytetarët që është e-albania me sistemin e brendshëm të tatimeve dhe që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Në radhë të parë, qytetarët duhet të jenë të qartë që të gjitha ndërveprimet me e-albania, miliona ndërveprime çdo muaj janë pjesë e një sistemi tjetër me certifikata ndërkombëtare sigurie ndërkohë që sistemi i punës së tatimeve është i vjetër, të cilin AKSHI që ka përgjegjësinë e përmirësimit të sistemeve ka bërë vijimësisht përpjekje dhe bashkë me kompanitë që e menaxhojnë, kanë sjellë përmirësime të vazhdueshme.

Për të shkuar të individi, po përmend disa shembuj. Në SHBA i dolën të gjitha sekretet rrugëve të të gjithë botës nga individë. Rasti i famshëm i personazhit që mblodhi gjithçka kishte për detyrë të mbronte dhe e ekspozoi tek kundërshtarët e SHBA duke marrë dhe azil politik prej tyre, rasti i Kanadasë në 2020 kur 360 mijë mësues u gjendën viktima të dikujt që kishte përdorur kredinciale të rreme për të marrë identitetin e të gjithë individëve. Kjo është një sfidë që e kanë të gjithë për sa kohë kemi hyrë në këtë botë. Ajo që të gjithë bëjnë është të rrisin numrin e mureve mbrojtëse të sistemit dhe ta bëjmë sa më të ngushtë mundësinë e aksesimit nga një individ. Dua të them dhe diçka tjetër, kjo ngjan shumë me nxjerrjen e numrat e kartave të identitetit dhe në teknologjinë e nxjerrjes e propagandën që e shoqëron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA