Këtë ndjesë për daljen e një databaze me rrogat e mbi 630 mijë shqiptarëve kryeministri e shoqëroi me mbështetjen e një hetimi të thellë e gjithëpërfshirës. Shpjegoi edhe motivin.
Edi Rama: Në këndvështrimin tim nuk është e vështirë të shohësh që ka një qëllim për të krijuar konfuzion e nxitur destabilitet. Nga deklaratat e foltores kjo nuk do të jetë e fundit.
Sipas kryeministrit segmente të caktuara të politikës qëndrojnë pas shpërndarjes të këtyre të dhënave.
Edi Rama: Duhen marrë nën hetim ata të kuvendeve dhe nxjerrin konkluzione nga mexhliset mediatike. Pse zëdhënës në gradave non grata paralajmërojnë të tjera. Kjo është një dorë të destabilizimit dhe sigurisë publike.
Kryeministri garantoi për sigurinë e e-Albania.
Edi Rama: Të gjitha ndërveprimet me e-albania pjesë e një sistemi krejt tjetër.
Pak përpara se kryeministri ta mbaronte këtë konferencë për mediat, nisi të shpërndahej databaza e pagave për muajin prill.
Ndërkohë nga të dhënat e deritanishme rezulton se databaza e Janarit është ndërtuar nga drejtoresha e një sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve me inicialet M.S e cila ka dalë në pension në vitin 2019.
Kjo sugjeron se dikush mund të ketë përdorur të dhënat e saj për të hyrë e marrë në sistem të dhënat.
Top Channel