Pagat i kanë publikuar patronazhistët? Rama: Është farsë, e orkestruar nga ata që i përdorën

23/12/2021 13:56

Lista me pagat e mbi 630 mijë qytetarëve është përdorur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe opozita, sipas kryeministrit Edi Rama.

Publikimi i numrave të kartave të identitetit dhe pagave është i ngjashëm me publikimin e të dhënave personale, para zgjedhjeve parlamentare, të votuesve që cilësoheshin si votues të Partisë Socialistë, ‘të pagëzuar me emrin ‘patronazhistë’.

Në një deklaratë për mediet, kryeministri thotë se në këtë skandal nuk kanë gisht patronazhistët dhe fajtor bën ish-kryeministrin Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.

Ju mund të flisni për patronazhistë sa të doni. Kjo është një farsë e orkestruar nga ata që e kanë përdorur dhe ia kanë hedhur patronazhistëve se po bëjnë atë punën e mundësuar nga përdorimi i shtetit. Cila mund të jetë nevoja e shumicës qeverisëse për të bërë gjëra të tilla? Më thoni një nevojë? Nuk ka”.

Rama kërkoi “të merren në hetim dhe ata që nxjerrin konkluzione nga foltoret. Pse flasin tani  zëdhënës të ‘non grata-ve’? Është dorë e dikujt që do të nxisë pasigurinë publike”.

Lista e pagave u shpërnda përmes “WhatsApp”  dhe aktualisht është bërë virale, ndërkohë që ende nuk ka persona të dyshuar, se kush mund të jetë burimi i tyre dhe prej nga janë shpërndarë ato.

Prokuroria deklaron për Top Channel se është ende në faze verifikimi dhe nuk mundet të përcaktojë nëse rrjedhja e këtyre të dhënave ka ndodhur nga e-albania. Më herët, një databazë i përpunuar më të dhënat personale të shtetasve shqiptare u aksesua  gjatë zgjedhjeve. Për këtë dosje të pagëzuar si “Patronazhistët”, SPAK  nuk konkludoi nëse ky proces kishte lidhje apo jo me korrupsionin në zgjedhje, por e delegoi hetimin pranë prokurorisë së kryeqytetit, e cila ende vijon ta ketë nën proces hetimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA