Nëna e Selena Gomez, Amanda Tiffy, ka rrëfyer betejën e saj me Covid-19.

Gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua shumë kur u infektua dhe në një intervistë për revistën “People” tha se  ishte në xhirime me vajzën e saj kur i ra niveli i oksigjenit.

Ajo tregoi se mjekët i kishin thënë se mund të ndërronte jetë brenda pak ditësh.

“Një javë para se të shkoja për të marrë dozën e parë, u infektova me virus. Gjithë kohën kam qenë në shtëpi. Kur pata temperaturë, niveli i oksigjenit arriti në 69 dhe më dërguan me urgjencë në spital. Filluan të më pyesnin pse nuk e bëra vaksinën. Dhe u thashë ta diskutonin më vonë, se nuk merrja dot frymë. Më thanë se nëse trupi im nuk i përgjigjej trajtimit, do të kisha dy ditë jetë”, tha ajo në një intervistë për People.

Gjatë qëndrimit në spital, Mandy mori antibiotikë dhe mësoi të bënte ushtrime për frymëmarrjen që e ndihmuan shumë të mposhtte virusin.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel